Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Ore mashtrues, mos sill njerëz të pish kafe me mua se s’pi unë kafe me ty”, presidenti i Vorës përplaset me Flamur Nokën

Shkruar nga NEWSPORT
“Ore mashtrues, mos sill njerëz të pish kafe me mua se
Bert Xhabafti dhe Flamur Noka

Bert Xhabafti është përplasur me Flamur Nokën në një prej qendrave të votimit në bashkinë e Vorës. Duket se në Vorë, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, nuk e ka njohur Bert Xhabaftin, i cili është një njeri i njohur në bashkinë e Vorës, pasi zotëron edhe klubin e futbollit FK Vora. 

Por kur e pyeti Flamur Noka se kush ishte ai i tha: Unë jam Bert Xhabafti.

"Aaaaaa, tha Flamur Noka, ja pra kush është personi që po kërkojmë dhe i bëjmë thirrje SPAK të ndërhyjë. E pse duhet të ndërhyjë SPAK? Mos më sill mua njerëz për të pirë kafe me ty, o mashtrues! Unë jam në zonë se do votoj”, ishte përgjigja e Xhabaftit për Flamur Nokën.

Noka është shoqëruar nga Albana Vokshi dhe kanë pretenduar se shumë njerëz janë paisur me badge falso për të orietuar votën për Partinë Socialiste.

Bashkia e Vorës duket se është një mollë e nxehtë e këtyre zgjedhjeve dhe sherri me fjalë mes palëve ndodhi aty në praninë e kamerave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga