Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

PS fik dhe ish-futbollistin e Lushnjës, Gentian Çela merr mbi 6900 vota thjeshtë për... statistikë

Shkruar nga NEWSPORT
PS fik dhe ish-futbollistin e Lushnjës, Gentian Çela merr mbi 6900
Fotomontazh/ PD - ASHM & Gentian Çela

Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë siguruar mandatin e katërt. Një fitore e thellë pothuajse në gjithë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por ajo ç’ka bie në sy është triumfi i “papërmbajtur” i socialistëve në qarkun e Fierit.

Pikërisht kjo ka bërë që ish-futbollisti i Lushnjës dhe njëkohësisht kandidat i listës së hapur në koalicionin PD-ASHM, Gentian Çela, të mbetet jashtë parlamentit. Pavarësisht se në qarkun e Fierit, Çela ka marrë 6903 vota, ai mbetet jashtë, pasi fitorja e thellë e PS-së, ka bërë që demokratët të nxjerrin vetëm 4 deputetë nga 5 që kishin në listën e mbyllur.

Kjo bën statistikat dhe votat e kandidatëve të listës së hapur, të jenë të kota dhe thjeshtë “numratore”.

Kujtojmë se 44-vjeçari ka qenë dhe futbollist i shquar e ekipit të Lushnjës. Gjithashtu, Gentian Çela ka mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrës së Shkumbinit të Peqinit.

PS fik dhe ish-futbollistin e Lushnjës, Gentian Çela merr mbi 6900
Lista e hapur e PD-ASHM në qarkun e Fierit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga