
Imelda Shkëmbi, gruaja e trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbit u plagos një vit më parë te ura e Selitës në Tiranës pasi i ranë në kokë skelat e hekurit të një pallati në ndërtim. Ajo kërkon në Gjykatën e Tiranës dëmshpërblim në masën e 100 milionë lekëve të vjetra.
Çështja civile është regjistruar këtë të martë, datë 6 Maj në Gjykatën e Tiranës dhe shorti për gjykim i ka rënë magjistrates Ina Hoxhaj. Konkretisht, gruaja e ish-futbollistit Bledi Shkëmbi dhe babai i saj kërkojnë nga togat e zeza:
1. Detyrimin e paleve te paditura te shperblejne dernin pasuror dhe jopasuror shkaktuar paleve paditese, ne shumen10,000,000 (dhjete milionë) leke;
2. Marrjen e mases se sigurimit te padise, duke vendosur sekuestro konservative mbi llogarite bankare, pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme te pales se paditur, ne vleren e demit te pretenduar;
3. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem;
4.Detyrimi i pale e paditur me shpenzirnet gjyqesore.
Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi, në Janar të vitit të shkuar 70 dhe 39 vjeç, po kalonin në trotuar në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, kur skelat e hekurit të një pallati 14 katësh u shkëputën nga lartësia dhe i zunë poshtë.
Babë e bijë morën dëmtime të rënda trupore dhe për javë me radhë morën trajtim të specializuar në spital, ndaj bashkëshortja e Bledi Shkëmbit dhe babai i saj i kërkojnë Gjykatës së Tiranës që të sekuestrojë llogaritë bankare të kompanisë ndërtuese dhe t’i dëmshpërblejë.