Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Conte një strateg në këtë mrekulli të Napolit”, Rinald Bregasi: Interi do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Conte një strateg në këtë mrekulli të
Rinald Bregasi

Napoli dhe Interi janë në garë të “ethshme” për titullin kampion në Serie A, ku janë ende katër javë për t’u luajtur. Napolitanët janë 3 pikë para zikaltërve në këtë garë. I ftuar në emisionin “Euro Gol” në RTSH Sport, Rinald Bregasi ka analizuar këtë “luftë” mes dy ekipeve, duke theksuar se Interit i duhet një mrekulli tashmë.

“Interi do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për të rikuperuar këtë diferencë pikësh, sepse në katër ndeshjet e mbetura, Napoli mund t’i lejojë vetes njëv gjysmë hapi fals një barazim. Ndërsa Interi duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

Është e vështirë për një trajner si Conte që është një prej strategëve të kësaj mrekullie që po bën Napoli, duke parë që nuk ishte favorite për fitimin e titullit në Serie A. Duket shumë e vështirë tashmë dhe Interit do t’i duhej një mrekulli të fitonte titullin kampion”, u shpreh Bregasi.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga