Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

E TURPSHME në futbollin italian! Presidenti i klubit kërcënon arbitren: Duhej të përfundoje si Ilaria Sula

Shkruar nga NEWSPORT
E TURPSHME në futbollin italian! Presidenti i klubit kërcënon
Foto ilustruese

Një ngjarje tepër e turpshme ka ndodhur në futbollin italian këtë javë. Gjatë ndeshjes San Gemini U17 dhe Sporting Terni U17, presidenti i këtyre të fundit ka kërcënuar me jetë gjyqtaren e ndeshjes.

Gjyqtarja e kësaj sfide ishte adoleshente, teksa presidenti i Sporting Terni, Ernesto Galli i është drejtuar me fjalët: “Duhej të të kishin vrarë që të vogël, duhej të përfundoje si Ilaria Sula”.

Edhe pse presidenti Galli u ndëshkua me karton të kuq, ai vazhdoi përsëri me ofendimet, madje duke përfshirë edhe prindërit e lojtarëve. Komisioni i Disiplinës e ka pëjashtuar Ernesto Galli deri në vitin 2028.

Megjithatë, Shoqata e Gjyqtarëve në Itali po kërkon një masë shumë herë më të rëndë ndaj presidentit të klubit italian.

Kujtojmë që Ilaria Sula është studentja shqiptare, e cila disa ditë më parë u vra në mënyrë makabre nga i dashuri i saj filipinez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga