
Pas barazimit në Parma dhe barazimit të njëkohshëm midis Interit dhe Lazios, Napoli mbetet në krye të tabelës, një pikë përpara Zikaltërve, dhe do të luajë për Scudetton në raundin e fundit ndaj Cagliarit në stadiumin “Maradona”.
Nga zemra e “Tardini”-t, Antonio Conte komenton për ndeshjen në mikrofonin e “DAZN”. "Jemi afër Scudetto-s, por ende duhet të bëjmë një hap të fundit në shtëpi, me mbështetjen e tifozëve tanë. Ky është një kampionat vërtet i vështirë, donim të ishim bezdisës deri në fund dhe tani jemi vetëm një hap i vogël larg fitimit të tij.
Ne kemi qenë në krye të renditjes për një kohë të gjatë, pavarësisht një viti plot vështirësi të mëdha nga çdo pikëpamje. Por ne kurrë nuk u ankuam dhe tani jemi atje, një hap larg të bëjmë diçka të paimagjinueshme dhe historike për Napolin. Të fitosh në Napoli është ndryshe nga të fitosh në vende të tjera ku janë më të mësuar të fitojnë kampionate dhe kupa”, e mbylli Conte.