
Futbolli dhe politika në parim janë gjithnjë larg njëra-tjetrës, por kur bëhet fjalë për Zgjedhjet, çdokush duhet të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar, edhe futbollistët. Në Shqipëri, Partia Socialiste po shkon e sigurt drejt mandatit të 4-të qeverisës në fitoren më të thellë në historinë e saj.
Ministri Taulant Balla, I cili është një figurë e lartë politike e PS dhe gjithashtu i lidhur ngushtë me futbollin, ka zbuluar në profilin e tij social se futbollisti I Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku e ka uruar privatisht për fitoren.
“Vllai im Mirlind Daku urime ty për golin dhe faleminderit për urimin që më nise sot. Fitoi Shqipëria”, shkruan Balla në postimin e tij ku ndan golin e rradhës që bomber kuqezi shënoi mbrëmjen e kaluar.