
Qazim Laci me prinderit e tij
Sparta Prague do të luajë mbrëmjen e sotme në finalen e Kupës së Çekisë. Skuadra çeke do të sfidojë në finale Sigma Olomouc, takim që do të zhvillohet në “Andruv stadion” në orën 19:00.
Qazim Laçi me skuadrën e tij do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren dhe trofeun. E pak para kësaj sfide, mesfushori i Kombëtares ka marrë një mesazh të veçantë nga babai i tij.
Emin Laçi dhe familja e tij e urojnë Qazimin për këtë finale, ndërsa urojnë që të shënojë edhe gol.
“Xim ti sot luan për finalen e Kupës të Çekisë. Babi, mami dhe Riku të urojnë fitore me një gol nga ti Ximi. Zoti qoftë me ty, të duam shumë”, shkruhet në postimin e babit të Laçit.
Poll