Japonia mbylli aventurën e saj në Kupën e Botës pas humbjes me penallti nga Kroacia në raundin 1/16. Megjithatë, futbollistët që surprizuan botën me përmbysjet ndaj Gjermanisë dhe Spanjës morën një mikëpritje prej heronjsh në kthimin e tyre në shtëpi. Qindra tifozë e fotograf po prisnin ekipin në aeroportin e Tokios.
“Besoj se lojtarët treguan një epokë të re të futbollit japonez. Nuk është thjeshtë arritja apo eleminimi në raunin e 1/16-ave por ndërtimi i bazës së re. Mposhtëm Gjermaninë dhe Spanjës, që do të thotë mposhtëm dy ish-kampionë bote.”- tregoi trajneri Moriyasu për mediat vendase.
Një skuadër që u bë shembul si brenda në fushë por ashtu edhe jashtë saj me tifozët apo edhe lojtarët që pastruan shkallët e stadiumit dhe dhomat e zhveshjes pas cdo ndeshje të tyre.