Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Formacioni më i shtrenjtë, ekip “vrasës” mes Tiranës dhe Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptar teksa ekipet bëhen gati për spektakël në Air Albania në orën 19:00. Dy klubet kanë skuadrat më të vlefshme të kampionatit sipas Transfermarkt me Tiranën që vlen 5.78 milionë euro dhe Partizani, 5.35 milionë. Neësport ka krijuar formacionin me lojtarët më të shtrenjtë në këtë derbi sipas Trasnfermarkt.

Porta i takon portierit bardheblu Bekaj që ka një vlerë prej 400 mijë euro. Në krahët e mbrojtjes ka balotazhe me Tosevski dhe Hadroj që vlejnë 300 mijë por ne kemi përzgjedhur Hadrojin në bazë edhe të moshës dhe performancës këtë sezon. Dyshja e qendrës i takon Bitrit dhe Behiratche që vlejnë 350 mijë dhe 325 mijë euro. Në krahun e majtë garën e fiton Ismajgleci edhe pse ka të njëjtën vlerë me Atanaskoski, 350 mijë euro, por kapiteni i Tiranës është titullar absolut.

Mesfusha përbën një trio fantastike me Rrapaj – Matondo – Limaj. Vlonjati ka vlerën më të lartë të repartit me 400 mijë euro ndërsa Matondo, 350 mijë. Vesel Limaj qëndron në mes me 375 mijë euro.

Sulmi është arma vdekjeprurëse e këtij “ekipi”. Lojtari me vlerën më të lartë në fushë do të jetë Xhixha me 475 mijë euro ndjekur nga Skuka me 450 mijë që do të formojnë partneritetin me Tedi Carën, 350 mijë euro.

Formacioni

[caption id="attachment_660819" align="alignnone" width="240"] Formacioni i perbashket mes Tiranes dhe Partizanit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga