
Ekipi i Flamurtari ka mbërritur në Stamboll, ku disa prej futbollistëve të ekipit kanë njoftuar nëpërmjet fotove të hedhura në rrjetet sociale se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se udhëtimi ka përfunduar.
Vetë faqja zyrtare e klubit, ka postuar disa momente nga mbërritja e ekipit dhe stafit në Turqi, ku ekipi do të zhvillojë fazën përgatitore për 10-të ditë.
Kujtojmë, që ekipi i Flamurtarit ka udhëtuar në një avion me ekipin e Tiranës, çka do të thotë, se dhe Tirana ka mbërritur në Stamboll.
[gallery columns="1" size="full" ids="71388,71389,71390,71391,71392"]
Galeria fotografike ()
Poll