FOTO/ Enrique e la jashtë Botërorit, Sergio RAMOS reagon në rrjete sociale
Shkruar nga NEWSPORT
Mosgrumbullimi i kapitenit Sergio Ramos me ekipin e Spanjës për Botërorin e Katarit që nis pas pak ditësh, shkaktoi polemika në Spanjë dhe jashtë saj. Mungesa e eksperiencës dhe nevoja për një lider mund të jetë faktor i rëndësishëm që mund të kompromentojë aventurën e “La Furia Roja” në Katar sipas mediave spanjolle. Vetë mbrojtësi i PSG në rrjete sociale ka reaguar mbi këtë çështje.
“Sezoni i fundit ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve dhe adaptimit në një klub dhe qytet të ri. I përshkutova veten, trupin dhe shpirtin tim rikuperimeve” dhe dëshirës për t’u ndjerë siç jam ndjerë gjithmonë, i udhëzuar nga objektivat dhe ambiciet që dikush i vendos vetes së tij.
Fatmirësisht, mund të them se këtë sezon ndihem përsëri vetja dhe po e shijoj përsëri futbollin, po luaj për një klub të madh në një qytet madhështor si Parisi.
Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që doja të realizoja. Do të ishte Botërori im i pestë por fatkeqsisht më duhet ta shoh nga shtëpia.
Është e vëshitirë por dielli do të lind përsëri në mëngjes. Nuk do të ndryshoja asgjë te vetja, mentalitetin, pasionin, përkushtimin, dedikimin dhe përpjekjet. 24 orë mendoj për futboll.
Kështu ndihem unë dhe doja ta ndaj me ju.
Ju falenderoj për mbështetjen. Ka akoma shumë sfida dhe objektiva përpara.
Shihemi së shpejti. Duke ju uruar më të mirën. Vamos Espana!
SR4”