Pasditen e sotme në basketboll për meshkuj është luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Barleti Eagles, në basketboll për meshkuj. Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 99 me 77.
Një prej lojtarëve më të rëndësishëm për Tiranën edhe shtatlarti Red Vogli, i cili, në fakt, këtë herë pa kasur një motivim më shumë për të dhënë maksimumin për ekipin e tij. Në sallën "Farie Hoti", aty ku luhej sfida, ishte e pranishme edhe një tifoze e vogël bardheblu, Reina, vajza e Red Voglit, që ka ndjekur nga pranë babain e saj, e duke i dhënë një motivim më tepër. Vogëlushja mban veshur fanellën e të atit me emrin dhe numrin 5 mbi shpinë.
Kjo ndeshje, ishte e vlefshme për javën e 4 të Superligës në basketboll për meshkuj. Me këtë fitore, Tirana, tashmë nga vendi i 5-të që ishte në renditje, synon kreun e klasifikimit. Aq më tepër që edhe Vllaznia tashmë është mundur në transfertën e Durrësit, me rezultatin 75-69 nga Teuta.

Postimi i Red Voglit në rrjetet sociale