Portugali-Francë dhe Gjermani-Hungari ishin dy ndeshjet e fundit të luajtuara ditën e sotme në EURO 2020 që mbyllen edhe fazën e grupeve. Supersfida e zhvilluar në Budapest u mbyll në barazim 2-2, falë dopietës së Benzema dhe Ronaldo. Sulmuesi i Francës shënoi një gol me penallti dhe më pas një gol të bukur me aksion. Në fund të ndeshjes, UEFA zgjodhi pikërisht Benzema si lojtarin më të mirë të ndeshjes duke lënë në hije Ronaldon që gjithashtu shënoi dy gola.

Edhe sfida tjetër, Gjermani-Hungari u mbyll në barazim 2-2. Një ndeshje dramatike për gjermanët që barazuan në minutat e fundit dhe siguruan kualifikimi pasi deri në ato momente ishin jashtë Europianit. Goretzka barazoi sfidën duke kualifikuar për në fazën e 1/8. Në fund të takimit, UEFA zgjodhi Joshua Kimmich si lojtarin më të mirë të sfidës.
