Në “Air Albania” kombëtarja shqiptare mori një fitore spektakolare ndaj Polonisë. Një trium që erdhi para syve mijërave tifozëve, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit.
Jasir Asani dhe Mirlind Daku vulosën fitoren 2-0 dhe tashmë kuqezinjtë janë “koka e grupit” E duke udhëhequr me 2 pikë më shumë se Çekia e vendit të dytë. Një ndeshje e cila ishte e luftuar, por djemtë e Sylvinhos që dhanë maksimumin e tyre për të ndalur Leëandoëskin me shokë.
Gjatë 90-të minutave në fushën e lojës Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti ishin nga më të mirën, teksa sipas “Sofascore” janë vlerësuar me notën 7.5. Me 7.3 janë vlerësuar Ardian Ismajli dhe Thomas Strakosha, 7.2 Mirlind Daku që shënoi edhe golin e parë me fanelën e Kombëtares. 7.1 Krisjtan Asllani dhe 7.0 Ylber Ramadani.
Ja të gjitha notat e lojtarëve të kombëtares sipas “Sofascore”:
[caption id="attachment_705844" align="alignnone" width="808"] Notat e lojtareve/ © Credits sofascore.com[/caption]
[caption id="attachment_705845" align="alignnone" width="910"] Notat e lojtarëve zëvendësues/ © Credits sofascore.com[/caption]