Partizani do të luajë mbrëmjen e nesërme aktin e dytë përballë Valmieras në “Elbasan Arena”. Pas fitores 1-2 në Letoni, “Demat” kërkojnë fazën “Play-Off” në ndeshjen e dytë.
Në konferencën e disa orëve më parë Zoran Zekiç foli për sfidën, por edhe për mungesat, ku përmendi atë të Christian Mba. “Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz”, ka thënë Zekiç.
Por Mba duket se po punon fort, ku në një foto të postuar në Instagram, futbollisti është në palestër. Dhe mbi foton e tij ai shkruan “Duke u bërë gati për të krijuar”.
Galeria fotografike (
1 / 3
)