
Punimet në "Arenën Kombëtare" po futen gradualisht në fazën përfundimtare ku gati kanë përfunduar veprat kryesore në impiantin e ri. Krahas strukturës metalike të mbulesës së tribunave, puna vazhdon dhe në pjesën tjetër të kantierit, ndërkohë që po përfundon edhe vendosja e fasadës së vjetër historike të stadiumit "Qemal Stafa" në hyrje të tribunës kryesore.
Fotot janë shpërndarë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të bëra gjatë vizitës së tij të fundit në kantier, ku krahas stadiumit po ndërtohet dhe një parking i madh nëntokësor në sheshin "Italia". Së shpejti pritet të fillojë puna për shtrimin e tapetit, ndërkohë në vijim pritet dhe porosia e stolave.
[gallery columns="1" size="full" ids="274728"]
[gallery columns="1" size="full" ids="274717,274718,274719,274720,274721,274722,274723,274724,274725,274726"]