Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot drejt Varshavës, ku në mbërritje do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare. Kjo seancë stërvitore do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”, në orën 18:00.
Ndërkohë që një orë para stërvitjes, do të jetë edhe konferenca për shtyp. Trajneri Sylvinho dhe një lojtar i ekipit Kombëtar do të dalin para gazetarëve, për t’u përgjigjur pyetjeve të fundit para duelit historik.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të përballet në Varshavë me Poloninë, më 26 mars. Sfida e vlefshme për “play-off” e Botërorit 2026, do të nisë prej orës 20:45.
Poll

