
Lojtari i Tiranës, Aldi Gjumsi feston sot ditëlindjen. Sulmuesi i bardhebluve mbush sot 22 vjeç dhe klubi i uron ditëlindjen përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjumsi është një prodhim i akademisë së Tiranës dhe këtë vit ka qenë shumë aktiv në ndeshjet e ekipit të parë.
Pas rimarrjes së kreut dhe kalimit në gjysmëfinalen e Kupës Tirana vazhdon festën në gjirin e saj dhe ditëlindjen e sulmuesit. Gjumsi luajti dje nga fillimi në ndeshjen e Kupës me Kastriotin dhe ishte protagonist nga e majta me shumë raste shënimi.
Poll