Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ 6 orë para sfidës me Dinamon, Erzeni bën njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT

Erzeni pret Dinamon për të luajtur mes tyre sfidën e javës së 4-të të Superiores ora 16:00. Shijakasit  ndeshjet si pritës këtë sezon kanë zgjedhur t’i luajnë në “Egnatia Arena”, me stadiumin e Egnatias që ësht ëkthyer në “shtëpinë” e shijakasve.

Për këtë arsye të gjithë tifozët shijakas që duan të ndjekin ekipin e tyre do t’u duhet të udhëtojnë për në Rrogozhinë për të mbështetur lojtarët. Tifozët shijakas sezonin e kaluar kanë qenë një nga pikat më të forta të Erzenit, ku mbështetja e tyre ka qenë në çdo ndeshje pavarësisht rezultatit.

Edhe ditën e sotme pritet që të jenë të pranishëm edhe në “Egnatia Arena”. Klubi ka menduar që t’u lehtësojë paksa punën dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në orën 14:00 do të niset një autobus falas për në Rrogozhinë ku mund të udhëtojnë të gjithë tifozët.

[caption id="attachment_706549" align="alignnone" width="416"]Postimi i Erzenit Postimi i Erzenit[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga