Hetimi i nisur prej 3 vitesh nga Gjykata e Apelit në Shkodër për çështjen e tjetërsimit të pronave në Lezhë, sot ka marrë vendimet përfundimtare. I prekur në këtë çështje me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ka qenë i përfshirë lojtari i Superligës, Renato Malota dhe presidenti i Besëlidhjes, Gjok Ndoka.
Sipas disa dokumenteve të publikuara, jepet shkalla e dënimit me 6 muaj burg për Renato Malotën, i cili është pjesë e Egnatias. Ky vendim është pezulluar dhe do të jetë 12 muaj provë për mbrojtësin lezhjan i cili nuk duhet të kryejë shkelje të tjera. Malota do të duhet që të kryejë dhe detyrim paraqitje, gjatë kësaj kohe.
Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Ndoka ka marrë masën e dënimit me 3 vite burg. Vepra penale e cila rëndon mbi të është, falsifikim i dokumentave. Procedimi për shpërdorim detyre është pushuar si çështje nga gjykata.