Partizani dhe Tirana po përgatitet për derbin e sezonit, ndërsa do të përplasin “brirët” në “Air Albania” duke nisur që nga dita e mërkurë ora 18:30. 48 orë para kësaj ndeshje emosionet dhe spektali nuk pritet të mungojë as në fushë as në tribuna nga tifozët.
Pikërisht këto të fundit do të jetë të shumtë në numër, ndërsa janë ultrasit Guerrils që kanë njoftuar tifozët e kuq për biletat që janë drejt fundit. Kjo si një “përgjigje” për Fanatics, të cilët herë pas herë njoftojnë për shitjen e biletave.
“Biletat e fundit për katin e parë po shiten sot tek Baza, ndërsa nga nesër do të ketë bileta vetëm për katin e dytë”, thuhen në “Insta-Storyn” e ultrasve të Partizanit.
[caption id="attachment_692615" align="alignnone" width="248"] Postimi i Ultras Guerrils ne Insta-Story[/caption]