Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ 28 Marsi është dita e SHQIPËRI-ANGLI, ja dy momentet kur kemi luajtur me “Tre Luanët” në këtë datë

Shkruar nga NEWSPORT

28 mars është një datë e veçantë për kombëtaren kuqezi. Kjo pasi në këtë datë Shqipëria ka luajtur dy herë me Kombëtaren angleze. Hera ishte në “Qemal Stafa” në vitin 2001. Atëkohë atmosfea ishte e zjarrtë dhe skuadra angleze u prit me mjaft interes në Tiranë. “Tre Luanët” e fituan atë sfidë 1-3 dhe në fushë kishin lojtarë si Beckham, Scholes, Owen apo Ashley Cole. Ishin pikërisht këta të tre të fundit që shënuan golat për ekipin që drejtohej nga Sven Goran Erikson. Për tanët shënoi Altin Rraklli dhe goli i tij ngushtoi për pak momente sfidën në 1-2.

Hera e dytë që u luajt Shqipëri-Angli ishte më 28 marsin e 2021-shit. Këtë herë “Qemal Stafa” nuk ishte më dhe sfida u luajt në “Air Albania”. Atmosfera ishte krejt e kundërta e 2001-shit pasi pandemia e bëri të paumundur pjesëmarrjen e tifozëve në shkallët e stadiumit. Me stolat e boshatisur skuadra e Southgate fitoi pastër 0-2 me golat e Kane dhe Mount. Ekipi i Rejas nuk mundi dot këtë ndeshje t'i afrohej as edhe një herë të vetme portës së Pickford.

[caption id="attachment_686409" align="alignnone" width="300"] Shqipëri-Angli 2001[/caption]

[caption id="attachment_686410" align="alignnone" width="300"] Shqipëri-Angli 2021[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga