Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ 2 ditë larg titullit kampion, Ultras GUERRILS “avullojnë” biletat për sfidën me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani do të luajë ndeshjen më të rëndësishme ditën e hënë ndaj Teutës. Një sfidë e cila në rast fitoreje i shpall të kuqtë kampionë të Abissnet Superiore në këtë sezon.

Për këtë sfidë klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat, teksa tifozët janë dyndur drejt pikave të shitjes për të siguruar biletën e tyre . Një biletë që iu jep mundësinë të festojnë në “Arenën e Demave” titullin kampion.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ultras Guerrils kanë bërë të ditur se për 1 orë që nga nisja e shitjeve të biletave janë shitur gjysma e tribunës karshi. Një interes i jashtëzakonshëm ky nga tifozët e kuq, teksa në orët në vijim pritet që numri i shitjes së biletave të rritet akomë më shumë.

[caption id="attachment_694285" align="alignnone" width="316"] Postimi i Tifozeve te Partizanit[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga