Tirana do të luajë ditën e nesërme me Beskitas sfidën e kthimit në Conference League. Duke nisur që nga ora 20:00 në “Air Albania” kryeqytetasit do të synojnë të realizojnë përmbysjen e madhe të takimit të parë 3-1 të përfunduar në favor të turqve.
Por kur jemi vetëm 1 ditë përpara kësaj ndeshje, bardheblutë kanë bërë një postim në rrjetet sociale. Klubi ka njoftuar të gjithë tifozët për hapjen e katit të dytë të stadiumit, ndërsa i fton të rezervojnë biletën e tyre.
Për të parë nga afër këtë përballje, numri i tifozëve pritet të jetë i lartë duke marrë parasysh se dhe kundërshtari është një ekip me emër në europë.
[caption id="attachment_702245" align="alignnone" width="483"] Postimi i Tiranes/ © Credits instagram.com/kftirana.al/[/caption]