
21 gola në 20 javë! Statistikat mund të konsiderohen të mjaftueshme për një skuadër që kërkon mbijetesën, por ajo që po ndodh në Shqipëri është vërtetë për të vënë duart në kokë.
Partizani i Skënder Gegës ka shënuar vetëm 21 gola në 20 javët e para të kampionatit, duke treguar kompaktësinë dhe cinizmin që mbizotëron në ekip, por kjo nuk i ka ndalur për të qënë në krye të tabalës.
Fitoret 1-0 janë kthyer në modë te të kuqtë. Ndaj Kamzës regjistruan fitoren e 7-të me këtë rezultat në 20 javët e para të kampionat. Një fakt i mirë është se te Partizani shënojnë të gjithë.
Asani udhëheq listën me 5 gola, i ndjekur nga Mala e Telushi me 4. Jashtë podit mbetet Bardhi, i cili ka shënuar 3 herë, aq sa Mensah, ndërkohë që në kuotën e 2 golave ndodhet Hebaj.
21 golat e tyre kanë sjellë plot 43 pikë, thuajse një gol për çdo 2 pikë. Fantastike! Kuotat janë fantastike, edhe pse nëse e dëshiron titullin golat me pikatore duhet të zhduken sa më parë.