
Skuderia Red Bull mund të largohet nga Formula 1. Shkak për këtë është bërë fakti se pronarët e rinj të kampionatit të garave të shpejtësisë nuk po vendosin për një zgjidhje të re në shpërndarjen e motorëve në makinat e skuderive që marrin pjesë në Formula 1.
Me sistemin aktual të shpërndarjes së motorëve favorizohen Ferrari dhe Mercedes, që prodhojnë motorët e tyre.
Por, skuderitë e tjera, si në rastin konkret Red Bull, të cilat i blejnë motorët nga kompanitë e tjera, shpenzojnë shuma marramendëse.
Drejtuesi i skuderisë Red Bull, Helmut Marko deklaroi se mund të marrë vendimin për t'u tërhequr nëse pronarët e rinj të Formula 1 nuk do të lejojnë futjen në Botëror të një furnitori të pavarur të motorëve të makinave.