Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

FORMULA 1/ Provat gjenerale në Austri, Bottas më i shpejti, Vettel niset i dyti...

Shkruar nga NEWSPORT
FORMULA 1/ Provat gjenerale në Austri, Bottas më i shpejti, Vettel

Valtteri Bottas fluturon në kualifikueset për çmimin e Madh të Austrisë.

Piloti i Mercedesit u rendit në vendin e parë në provat gjenerale me kohën 1:04.251, një sekondë më pak krahasuar me kohën e vendosur një vit më parë prej tij.

Ky është 'pole position' i dytë në karrierën e tij, pas atij të fituar këtë sezon në Bahrein.

Shumë i shpejtë ka qenë edhe piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, me vetëm 42 të mijëtat nga finlandezi i Mercedesit.

Seb u rendit i dyti në provat gjenerale dhe nesër do të niset pas Bottas.

Lewis Hamilton u rendit i treti në provat gjenerale, por do të niset nga vendi i tetë, pas penalizimit që mori për një ndërrim të kambios së makinës së tij./ NEWSPORT.AL

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga