Max Verstappen është kampioni i në çmimin e madh të Hungarisë. Ferrari përsëri me strategji të gabuar. Mercedes arrin të mbaj dy vendet në podium. Piloti i skuderisë Red Bull ka arritur të rikuperoj plot 9 pozicione duke triumfuar në Hungaroring.
Fitorja 8 sezonale për hollandezin. Tashmë duket që thellon diferencën me ndjekësit e tij në renditjen e përgjithëshme. Verstappen mban vendin e parë me 258 pikë, i ndjekur nga Charles Leclerc me 178 pikë dhe në vend të tretë Sergio Perez me 173 pikë.
Në përfundim të garës Max Verstappen shprehet i lumtur, duke thënë: “Kushte hileqare aty jashtë por ne kishim strategjinë e duhur, madje edhe në 360 gradë. Ne fituam garën. Është shumë argëtuese aty jashtë”. Tashmë ekipet mbyllën fazën e parë duke u drejtuar 4 javëve pushim dhe për t’u rikthyer me strategjitë e duhura.
Renditja në përfundim të çmimit të madh të Hungarisë:
