Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

FORMULA 1/ Button zëvendëson Alonson në Monaco

Shkruar nga NEWSPORT
FORMULA 1/ Button zëvendëson Alonson në Monaco

Fernando Alonso nuk do të garojë në Monaco. Piloti spanjoll nuk do të marrë pjesë në pistën e Monte Caros, për shkak se do të jetë i angazhuar në një tjetër garë, në atë të 500 miljeve të Indiannapolis.

Vendim ky që ka habitur jo pak tifozët e tij. Me shumë gjasa në vënd të spanjolit  nën drejtimin e makinës McLaren do të jetë britaniku Jenson Button. Kjo është e vetmja altetrnative serioze për McLaren, që ka një kontratë me Button si pilot rezervë. Ish-kampioni i botës në Formula 1 në vitin 2009, ka nënshkruar një marrëveshje vjeshtën e kaluar, më drejtuesit e McLaren, që  përban si detyrimin zëvendësimin e pilotit, në cdo moment të kampionatit Formula 1.

Alonso është i pari pilot që ka nevojë për zëvendesues, në një pistë shumë të rëndësishme si ajo e Monacos dhe ku shanset për të fituar pikë janë të mëdha. Në garën e principatës, shpejtësia është element thelbësorë dhe të paktën deri më tani motorri  Honda i McLaren ka lënë disi për të dëshiruar. Sezonin e kaluar në Monaco,  Fernando Alonso arrit të pozicionohej në vendin e pestë, por këtë herë ai qe do të kërkojë të një renditje më të mirë  do të jetë britaniku Jenson Button./ Supersport/

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga