Kombëtarja shqiptare do të mbyllë sot përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin Air Albania në kuadër të kualifikuesve të Euro 2024. Trajneri Sylvinho ka patur një kohë të mjaftueshme në krye të grupit dhe idetë e tij për formacionin startues janë qartësuar.
Fitorja është detyrim por kuqezinjtë duhet të tregojnë edhe karakter ndaj braziliani pritet të rreshtojë një formacion supersulmues me 4 lojtarë me tipare ofensive. Moduli 4-2-3-1 i cili shkon edhe në 4-1-4-1 në varësi të lojës, do të jetë ai i mbrëmjes së nesërme.
Në portë pritet kapiteni Berisha që fiton balotazhin me Strakoëshën. Në mbrojtje Hysaj e nis nga e djatha pas dëmtimit të Balliut, Ismajli e Gjimshiti në qendër ndërsa majtas një mes Aliji dhe Mitaj, me të parin më të avantazhuar.
Mesfusha do të jetë risi. Ramadani përpara mbrojtjes që do të ndihmohet nga Keidi Bare. Mesfushori i Espanyol do të ketë edhe detyra ofensive ku do t’i bashkohet “10-shit” Nedim Bajrami pas sulmuesve. Reparti ofensiv do të jetë i njëjti me atë të Varshavës ku Asani, Cikalleshi dhe Uzuni e nisin nga e para.