
Kukësi luan sot ndaj Teutës në transfertë, në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0, ndaj në ''Niko Dovana'' do vendoset se kush do shkojë në finale. Trajneri Orges Shehi ka në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç Obanor dhe Shkurtaj që vijojnë të jenë të dëmtuar. Nga minuta e parë pritet t'a nisë Cooper, i cili ka fituar terren në takimet e fundit.
Sa i përket mesfushës, ajo do përbehet nga Musolli, Ethemi dhe Limaj. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë të besuarit e Shehit mposhtën durrsakët në kampionat me rezultatin 3-0.
Formacioni i mundshëm
Kukësi: Xhika, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj , Ethemi, Abazaj, Gavazaj, Cooper