
Partizani do luaj me Tiranën të premte në 18:00 për javën e gjashtë të Superligës. Për të kuqtë ka një rikthim të rëndësishëm, me Jasir Asanin që është gati për trajnerin Daja. 25 vjeçari mungoi për probleme fizike dy javët e fundit, teksa shihet titullar në përballje me kampionët në fuqi të Tiranës.
Hoxha do të jetë në katërkëndësh, me mbrojtjen që formohet nga Idrizaj, Belica, Bitri e Hakaj. Mesfusha me tre I takon Brojës, Malës dhe Kotes, ndërsa Bardhi e Asani në mbështetje të Solomon. Nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së Cardosos dhe Melon në formacionin titullar.
Poll