
Pas afro 3 muajsh Kategoria Superiore do të zhvillojë sot sfidat e javës së 27-të, ndërsa bie në sy dueli i kryesueve të Tiranës. Bardheblutë kanë një transfertë të vështirë në Ballsh, me të besuarit e Egbo që u mposhtën fazën e parë me rezultatin 3-1. Në kushtet kur lojtarët nuk kanë minuta në këmbë pas pauzës së Pandemisë, sprinti final për Tiranën dhe çdo ekip tjetër është i paparashikueshëm.
Tirana udhëtoi dje drejt Fierit, aty ku u akomodua në pritje të udhëtimit për në Ballsh sot pas mesditës. Riaftësimi i Cale dhe Torrasës janë një lajm i mirë, ndërsa Egbo pritet të hedhë në fushë lojtarët më të mirë. Edhe pse Ngoo vijon të jetë i paqartë për të ardhemen për shkak të kontratës së shtyrë nga situara, shtatëlarti pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.
Formacioni i mundshëm anti-Bylis:
Lika - Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari - Batha, Celhaka - Torrasa, Cale, Cobinah - Ngoo (Dunga) Trajner: Emmanuel Egbo