Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 21-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore mbyll edhe javën e 21-të të saj ku kryefjalë ishin golat e shënuar. Plot 21 gola në 5 ndeshje duke vendosur rekordin këtë sezon së bashku me javën e 3-të. Rezultate surprizë dhe ndeshje plot emocione, me përmbysje të minutave të fundit.

Në këtë panoramë të kësaj jave, Newsport.al bën përzgjedhjen për formacionin më të mirë të javës dhe një vend për trajnerin më të mirë.

Në portë është gardiani i Laçit, MarioDajsinani, i cili shkëlqeu me pritjet e tij ndaj Teutës. Te penalltia e Peposhit nuk kishte ç’të bënte, ndërsa në rastet e tjera ishte i pakalueshëm.

Në 4-shen e mbrojtjes rreshtohen pikërisht Peposhi (Teuta), Rustem Hoxha (Dinamo), Altin Kryeziu (Laçi) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu). Të 4-të ishin golashënues në sfidat respektive.

Mesfushorët shkëlqyen këtë javë duke sjellë një ‘mbipopullim’ në këtë repart ç’ka solli që Kryeziu të spostohej në prapavijë. Liço, Maguette dhe Fernando përbëjnë treshën me të parin që udhëhoqi Skënderbeun në fitoren dramatike ndaj Tiranës duke shënuar edhe një gol. Maguette ishte “shefi” në Shkodër duke kontrolluar çdo cep të mesfushës, ndërsa Fernando me 2 asistet e tij ishte protagonist në fitoren e Egnatias.

Spahiu (Egnatia), Ahanonu (Skënderbeu) dhe Denisson (Dinamo) përbëjnë repartin ofensiv. Të 3 ishin golashënues për ekipet e tyre, por veç golave patën një ndikim të rëndësishëm në sukseset respektive.

Trajneri më i mirë i kësaj jave është Ivan Gvozdenovic. Tekniku i Skënderbeut ndërtoi një skuadër që shtangu Tiranën në ‘Air Albania’ duke e mposhtur me rezultatin e çmendur 3-4. Disa oshilacione me minutazhe të shkurtra sollën 3 gola të pësuara, por korçarët nuk i diskutuan asnjëherë 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga