Kategoria Superiore mbylli javën e 17-të të kampionatit me rezultate që ndryshuan edhe klasifikimin në renditje. Kryendeshja e javës ishte ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë në Klasike, aty ku shkodranët festuan në kryeqytet dhe futen në zonën ‘Final Four’.
Partizani vijon të bëjë ‘paqe’ me çdo skuadrët duke u ndalur sërish në barazim ndaj Kukësit dhe i dha mundëisnë Egnatias të shkëputet akoma më shumë pas fitores së saj ndaj Dinamos.
Newsport.al, si çdo javë, ka përzgjedhur formacionin më të mirë me 11 lojtarët që kontribuan maksimalisht në rezultatet e ekipeve të tyre, si dhe një vend të rëndësishëm për trajnerin më të mirë.
-FORMACIONI I JAVËS-
Endri DEMA (Teuta) – I pakalueshëm përballë Erzenit. Goditje pas goditje, portieri i Teutës bllokoi gjithçka që vinte në drejtim të tij. Një nga performancat më të mira të një portieri këtë sezon. Edhe pse durrsakët humbën një penallti, arsyeja më e fortë që morën 1 pikë është gardiani i talentuar që kyçi katërkëndëshin.
Agan MJAKI (Laçi) – Transferimi i tij te Laçi u pa me shumë pozitivet teksa një talent i ekipeve të moshave të Kombëtares, vjen në Shqipëri të promovjë veten e tij. Pritshmëri pati shumë për Mjakin dhe deri tani po ia del siç duhet. Ndaj Skënderbeut shënoi golin e fitores dhe të parin për të në këtë sezon. I talentuar dhe ndër më të mirët në Superiore.
Milos STOJANOVIC dhe Marko JURIC (Vllaznia) – Një dyshe mbrojtëse që ofroi siguri absolute përballë Tiranës. Fitues të 100% dueleve ajrore dhe ‘shkëmb’ në përplasjet fizike. Kaina ishte thjesht i ‘dorëzuar’ mes tyre. Fitore në Klasike dhe portë e paprekur, trajneri Osmani s’ka arsye për të mos qenë i kënaqur nga kjo ndeshje.
Ardit PEPOSHI (Erzeni) – Ndaj Teutës kishte një nga ndeshjet më të veçanta në karrierë pasi përballë kishte vëllain e tij, Ergysin. Jo thjesht një kundërshtar në ekipin tjetër, por pozicionet në lojë bënë që të ishin përballë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës. Një duel vëllezërish, por në fushë janë kundërshtarë dhe japin gjithçka për ekipet e tyre. Këtë duel mund të themi se e fitoi vëllai i madh i cili dhuroi një paraqitje solide në ‘Egnatia Arena’.
Arbin ZEJNULLAI (Egnatia) – Fatnazisti i rrogozhinasve shkëlqeu në fitoren ndaj Dinamos. Shënoi golin e parë dhe prodhoi volum loje. Luan midis linjave dhe ofron kreativitet për skuadrën e Tetovës. Paraqitje solide dhe ndër mesfushorët më të mirë në kampionat.
Lorik BOSHNJAKU (Vllaznia) – Dirigjenti i lojës së shkodranëve. Ofron siguri, kreativitet dhe forcë fizike pavarësisht se është pak më i vogël në trup. Javët e fundit duket se ka kapur formën ideale dhe po ndihmon Vllazninë të prodhojë lojë dhe rezultate pozitive.
FERNANDO Medeiros (Egnatia) – Një nga lojtarët më konsistent në Superiore. I saktë në pasim dhe lexues i përkyrer i lojës. Duket si trajner në fushë teksa jep instruksione ndaj shokëve të skuadrës. Performancë e mirë ndaj Dinamos dhe meriton një vend në formacion.
Vusal ISGANDARLI (Egnatia) – Ka marrë shumë përgjegjësi mbi supe dhe deri tani po bën më të mirën e tij. Ndaj Dinamos shënoi golin e rradhës duke i dhënë fitoren dhe 3 pikë të tjera rrogozhinasve të cilët kryesojnë bindshëm kampionatin.
Bekim BALAJ (Vllaznia) – Kapiteni i Vllaznisë po shkëlqen këtë sezon. Superiores i mungonte një bomber tipik ‘Old-School’, sidomos shqiptar, dhe Balaj ka risjellë 9-shin puro. Këtë sezon po shkëlqen duke shënuar 10 gola deri tani, më i miri së bashku me Florent Hasanin, por me largimin e tij trofeu i golashënuesit më të mirë duket se i ‘takon’ atij.
Alfred MENSAH (Partizani) – Futet në fushë nga stoli, shënon golin e barazimit dhe fiton një penallti në limite. Çfarë mund t’i kërkosh më shumë një sulmuesi? E ardhmja duket e turbullt te Partizani, herë duket i larguar, herë i ‘mbyllet’ dera e largimit, por ndaj Kukësit bëri më të mirën që mund të bënte dhe shpëtoi Partizanin nga humbja pas 12 ndeshjeve.
Trajner: Qatip OSMANI (Vllaznia) – Me ardhjen e tij në stol ka ndryshuar situatën te Vllaznia. Vendi si trajneri i javës për të dytën herë rradhazi është mëse i merituar teksa nxjerr 3 pikë duke mposhtur Tiranën në mes të kryeqytetit. Në duelin e pankinave me Ahmatajn, fitoi thuasje çdo betejë, nga mbrojtja deri në sulm.
[caption id="attachment_716153" align="alignnone" width="741"] SUPERIORE/ Formacioni i javes se 17-te[/caption]