• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
KRYESORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 16-të të Superligës, trajneri dhe lojtarët fitues

January 26, 2021 KRYESORE, SUPERIORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 16-të të Superligës, trajneri dhe lojtarët fitues
KRYESORE

Dje, u mbyll java e 16-të e Superligës me ndeshjen Teuta – Partizani përfunduar me rezultatin 1-1. Një javë me emocione dhe të papritura, ku vlen të veçohet barazimi pa gola në transfertë i Kastriotit kundër Vllaznisë pretendente. Skënderbeu ndalet në shtëpi nga Apolonia, ndërsa Laçi i jep leksion Tiranës në shtëpi.

Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët e kësaj jave, nga porta ku flamurin e mban padyshim Isli Hidi e deri te sulmuesi Blerim Krasniqi, ai që i prishi festën e fitores Partizanit. Më poshtë njihuni me më të mirët dhe trajnerin fitues të javës së 16-të të elitës së futbollit shqiptar.

ISLI HIDI – Mban mbi supe plot 40 vite dhe falë eksperiencës së tij në katërkëndësh, skuadra e Kastriotit numëron plot 18 pikë në tabelën e klasifikimit. Në transfertën e Shkodrës i vuri “kyçin” portës së tij duke ia bërë të pamundur kryesuesve marrjen e fitores. Padyshim më i miri në këtë javë të elitës.

HEKTOR IDRIZAJ – Vrapoi pa pushim ndaj Teutës dhe e bëri të “tijin” linjën e djathtë të fushës. Arriti të fitonte çdo dyluftim me kundërshtarin dhe dha një kontribut të madh në marrjen e 1 pike në transfertë ndaj “Djemve të Detit”. U rikthye në fushë pas një ndeshje pushim në derbi dhe shpërbleu besimin e dhënë të trajnerit Ilir Daja.

REALF ZHIVANAJ – Qendërmbrojtësi më i ri në Superligën shqiptare, i cili e nis për herë të parë si titullar me skuadrën e Kastriotit. Atëherë kur trajneri Ramadan Ndreu kishte nevojë më shumë se kurrë për shërbimet, ia shpërblen më së miri duke u bërë së bashku me Shkallën mur i vërtetë për sulmin shkodran.

MILOS STOJANOVIÇ – Bylis u mposht nga Kukësi, por qendërmbrojtësi i mallakastriotëve ishte në ditë të mirë. Arrin të markojë si duhet dhe jo vetëm kaq, por shtyn para duke rrezikuar disa herë verilindorët. Është ai që i jep avantazhin fillimisht skuadrës së tij me një gol të shënuar në hyrje të zonës kuksiane.

EMILIANO MUSTA – Vrapon pa pushim dhe lufton shumë në linjën e majtë të Laçit duke neutralizuar disa aksione të rrezikshme të Tiranës. Thuajse në çdo ndeshje titullar, ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Shpëtim Duro. Eksperienca në kampionatin shqiptar i jep më shumë avantazh elbasanasit për të qenë ndër më të rëndësishmit e organikës kurbinase.

JASIR ASANI – Vijon të shkëlqejë te Partizani. U rikthye pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për 3 javë e ka gjetur formën e tij më të mirë. Për çdo kundërshtar është rrezik absolut dhe ndaj Teutës tregoi cilësitë e tij. Shënoi në fillim të sfidës, gol që pati vlerën e 1 pikë për skuadrën e tij.

AGNALDO MORAES – Trajneri Ramadan Ndreu ka gjetur “çelësin” e suksesit në mesin e fushës. Braziliani që luan i avancuar është natyralizuar si lojtari që bën digën në ekipin krutan. Bën një lojë fantastike në Shkodër, thyen aksionet kundërshtare dhe merr përsipër të organizojë. Lidh mirë mbrojtjen me mesfushën duke qenë ndër më të mirët në atë sfidë për krutanët.

GJELBRIM TAIPI – U afrua me bujë te Kukësi, por ende nuk ka arritur të tregojë nivelin e tij optimal. Mesfushori i verilindorëve ndaj Bylisit shkëlqeu. Pasime të sakta, mjaft luftarak në mesfushë dhe një lidhje të mirë me Agim Ibraimin duke u shndërruar në rrezikun konstant të kundërshtarëve.

MENTOR MAZREKAJ – Askush nuk do ta kishte besuar në fillim të sezonit këtë performancë të jashtëzakonshme të fantazistit me skuadrën e Laçit. I jep liri skuadrës së tij në fushë sa herë që kap topin. Arrin të krijojë zona të lira për shokët e ekipit si dhe individualisht mrekullon me lëvizjet e tij në fushë. Për t’i vënë “qershinë mbi tortë” mendon përmes goditjeve të dënimit, nga e cila realizon një supergol ndaj Tiranës, duke i dhënë në këtë mënyrë 3 pikë të rëndësishme kurbinasve.

AGIM IBRAIMI – Njeriu i ndeshjes për Kukësin kundër Bylisit. Asist dhe gol nga lojtari i afruar me shumë bujë në merkaton e verës. Ekipi po kolaudohet dhe 31-vjeçari po tregon se është vërtetë vlerë e shtuar në futbollin shqiptar. 8 gola të shënuar nga ai në 16 javë, janë statistika të frikshme që tregojnë nivelin e këtij futbollisti.

BLERIM KRASNIQI – Edhe pse humb shumë raste ndaj Partizanit, është ai rreziku konstant për skuadrën e Ilir Dajës. Arrin të shënojë duke i dhënë 1 pikë ekipit të tij. Krijon volum të madh loje dhe falë lëvizjeve të shumta, “çakordon” prapavijën e kuqe duke krijuar disa momente të vështira në portën e Alban Hoxhës.

TRAJNERI I JAVËS – RAMADAN NDREU
Askush nuk e kishte menduar se Kastrioti do të dilte me pikë nga “Loro Boriçi” përballë një Vllaznie që ka surprizuar të madh e të vogël në këtë sezon futbollistik. Por, trajneri krutan arrin të vendosë mirë ekipin në fushë duke ia bërë të pamundur shënimin e golit kuqebluve të Brdariç. Mbyll mirë hapësirat e krijuara dhe në disa momente rrezikon seriozisht portën e Vllaznisë. 18 pikë në 16 javë, as në ëndrrat më të bukura të një tifozi nuk do të ishte parë ky Kastriot i ndërtuar këtë sezon nga Ramadan Ndreu.

Formacioni i javës së 16-të
Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Igli TARE "kunja" FSHF-së: Ndryshimi i statutit dobësi e tyre, jam në kontakt me Olsi Ramën dhe Tefik Osmanin... Shqipëria? Ka nevojë për përmirësime
Previous article "Duhet krijuar Ministria e Sportit", Andi Lila "shpalos" programin

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Mini-kriza e VLLAZNISË, ndryshimi fillon nga... sulmi
February 28, 2021

Mini-kriza e VLLAZNISË, ndryshimi fillon nga... sulmi

FSHF analizon Kategorinë Superiore, zotërimi i topit nuk do të thotë të meritosh fitoren (STATISTIKAT)
February 28, 2021

FSHF analizon Kategorinë Superiore, zotërimi i topit nuk do të thotë të meritosh fitoren (STATISTIKAT)

Në fushë sot zbret Partizani, ndeshja falas në RTSH
February 28, 2021

Në fushë sot zbret Partizani, ndeshja falas në RTSH

Kapiteni mbetet jashtë, KUKËSI konfirmon dëmtimin e lojtarit
February 28, 2021

Kapiteni mbetet jashtë, KUKËSI konfirmon dëmtimin e lojtarit

VIDEO/ Pa distancim dhe maska, Kategoria e Parë plot me "tifozë"
February 28, 2021

VIDEO/ Pa distancim dhe maska, Kategoria e Parë plot me "tifozë"

Loja perfekte dhe tri pikët në Klasike, Albi DOKA ka një mesazh për TIRANËN
February 28, 2021

Loja perfekte dhe tri pikët në Klasike, Albi DOKA ka një mesazh për TIRANËN

Lajmet e fundit

___

Feb 28 12:48 PM
KRYESORE

Mini-kriza e VLLAZNISË, ndryshimi fillon nga… sulmi

Feb 28 12:30 PM
VENDI

FSHF analizon Kategorinë Superiore, zotërimi i topit nuk do të thotë të meritosh fitoren (STATISTIKAT)

Feb 28 12:14 PM
VENDI

Në fushë sot zbret Partizani, ndeshja falas në RTSH

Feb 28 11:56 AM
KRYESORE

Kapiteni mbetet jashtë, KUKËSI konfirmon dëmtimin e lojtarit

Feb 28 11:36 AM
BOTA

FORMACIONET/ Berat Gjimshiti mbetet jashtë, Serie A nis ditën me një ndeshje “veteranësh”

Feb 28 11:18 AM
BOTA

Transferta me Romën në Serie A, Milan me 2 mungesa të mëdha (LISTA)

Feb 28 11:00 AM
BOTA

Klubi i Bundesligës në rënie të lirë, shkarkohet trajneri dhe zyrtarët, pjesë edhe futbollisti shqiptar

Feb 28 10:41 AM
VENDI

VIDEO/ Pa distancim dhe maska, Kategoria e Parë plot me “tifozë”

Feb 28 10:23 AM
SPORTMIX

Tirana fiton me dyfishin e pikëve, Partizani bie në transfertë, java e parë e Basketbollit nis “zjarr” (REZULTATET)

Feb 28 10:05 AM
BOTA

ZYRTARE/ Pronarët e Inter në krizë, skuadra përjashtohet nga kampionati

Feb 28 9:51 AM
KOMBETARJA

Inter nuk i besoi, Juventus vihet pas futbollistit të Kombëtares kuqezi

Feb 28 9:33 AM
KRYESORE

Loja perfekte dhe tri pikët në Klasike, Albi DOKA ka një mesazh për TIRANËN

Feb 28 9:07 AM
VENDI

Kategoria e Parë dhe e Dyta në fushë, 14 skuadra “përplasen” sot, luan edhe Partizani

Feb 28 8:45 AM
KRYESORE

U shpall kampion me Tiranën, Emmanuel EGBO shpallet trajneri i vitit

Feb 28 8:27 AM
KRYESORE

Ndeshjet në mesjavë dhe në dy orare, Superliga luan pesë finalet e radhës

Feb 28 12:00 AM
BOTA

Lojtari i Leipzig “nxjerr bllof” Klubin e tij: Jam në formë, nuk jam i dëmtuar

Feb 27 11:33 PM
BOTA

Orsato në histori, do të jetë arbitri i parë që…

Feb 27 11:07 PM
VENDI

Shtëpia e re, titulli dhe Ilir Daja, “zbërthehet” Gaz Demi: Stadiumi është gati

Feb 27 10:54 PM
BOTA

Willian “tërbon” fansat e Arsenalit: Doja të qëndroja te Chelsea

Feb 27 10:40 PM
BOTA

VIDEO/ Verona bën Juven të duket e vogël, vetëm barazim në Bentegodi

Feb 27 10:06 PM
KOMBETARJA

VIDEO/ Broja-s “i prishen frenat”, sërish tund rrjetën në kampionat

Feb 27 9:59 PM
BOTA

VIDEO/ Debutim prej kampioni, Ernest MUÇI e nis me fitore në Poloni

Feb 27 9:31 PM
VENDI

Telushi nostalgjik për Partizanin, poston foton krah Skënder Gegës: Me njeriun e madh

Feb 27 9:15 PM
SPORTMIX

“Sporti është në ditët e saj më të errëta”, Bezhani: Fondet po zvogëlohen, hera e parë që në Shqipëri nuk ka njerëz përgjegjës

Feb 27 8:50 PM
BOTA

VIDEO/ Leipzig me përmbysje ëndrrash, Moenchegladbah “fiket” në fund

Feb 27 8:17 PM
BOTA

VIDEO/ I mjaftojnë 3 minuta, i pandalshmi Broja assist për Vitessen

Feb 27 8:05 PM
BOTA

Sfida ndaj Milanit, trajneri i Romës zbulon gjendjen e Kumbullës

Feb 27 8:03 PM
BOTA

LIVE/ Verona “trondit” Juventusin, Barak i kundërpërgjigjet Ronaldos (VIDEO)

Feb 27 7:51 PM
BOTA

VIDEO/ Bayerni lë me pasoja Lazion, humbet penalltinë dhe mposhtet në Dall’Ara

Feb 27 7:39 PM
BOTA

FOTO/ Më i miri në repartin e mbrojtjes, Ismajli shkëlqen në barazim e Spezia ndaj Parmës

Feb 27 7:22 PM
BOTA

VIDEO/ Sowe nuk e harron “zanatin” e vjetër, 2 gola ndaj Zenit

Feb 27 7:09 PM
VENDI

MOVIOLA/ Një penallti e dyshimtë dhe një gol i anulluar në Ballsh, gjyqtari Xhaja kursen Çelën e Kastriotit (VIDEO)

Feb 27 6:51 PM
BOTA

VIDEO/ Mbappe dhe Kean në një natë spektakli, PSG “përtyp” Dijon

Feb 27 6:38 PM
VENDI

“Kishim ardhur për fitore”, Xhixha: Shpresoj që Vllaznia të gabojë sërish dhe ne të rikuperojmë

Feb 27 6:37 PM
VENDI

“Lamë dy pikë”, MALA pas barazimit ndaj kurbinasve: Ndeshje e luftuar, gabimet e Vllaznisë i kemi shfrytëzuar

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2020. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P