Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Formacioni kuqezi, ja ndryshimet për ndeshjen e radhës

Shkruar nga NEWSPORT

Lorik Cana është mungesa e sigurt për takimin e radhës kundër Francës që do të luhet të mërkurën mbrëma në "Vellodrome" të Marsejës, ndërsa Ergys Kaçe ka shqetësim në këmbën e majtë. Ai ka zhvilluar stërvitje i diferencuar ditën e sotme, por që sipas mjekëve ai mund t'ia dalë që të jetë në fushë në takimin e radhës. Megjithatë, sipas asaj që është parë në stërvitjen e sotme, në rast se Kaçe nuk do t'ia dalë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë në grup, Migjen Basha do të bëhet gati që ta zëvendësojë.

[caption id="attachment_3186" align="alignleft" width="300"]formacioni anti france Kështu pritet të jetë formacioni anti-Francë[/caption]

Sa i përket qendrës së mbrojtjes, duket se është "vulosur" se Kukeli do të jetë në krah të Mërgim Mavrajt, ashtu si në minutat pas daljes me të kuq të Canës në sfidën ndaj Zvicrës. Megjithatë, formacioni mund të pësojë ndryshime edhe në stërvitjen e nesërme, por sipas burimeve informative pranë Kombëtares bëhet me dije se këto do të jenë dy lëvizjet e De Biazit në 11-she.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga