Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Kombëtarja “e gjymtuar” nga dëmtimet, Reja skicon kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Kombëtarja “e gjymtuar” nga dëmtimet, Reja

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy ndeshjet e fundit për Nations League. Në 24 shtator kuqezinjtë udhëtojnë për në Izrael, teksa në 27 është përballja me Islandën në Tiranë.

Ky grumbullim për trajnerin Reja ka parë shumë mungesa. Bare, Kumbulla, Çekiçi, Gjimshiti apo edhe Uzuni nuk janë gati për këtë duel, me italianin e stolit që do duhet të “arnojë” prapavijën.

Balotazh mes Gjasulës dhe Ajetit për një vend mes Ismajlit dhe Veselit, ndërsa mesi i fushës për Asllanin, Abrashin dhe Bajramin, teksa nga krahët Hysaj dhe Balliu. Sulmi duket se do i përkasë Brojës dhe Cikalleshit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjasula (Ajeti), Veseli; Balliu, Asllani, Abrashi, Hysaj, Bajrami; Broja, Cikalleshi

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga