
Partizani do të luaj sot në "Elbasan Arena" ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8 në Kupën e Shqipërisë. Në orën 13:30, të besuarit e trajnerit Adolfo Sormani do të presin Besëlidhjen, që i ka shkaktuar kampionëve në fuqi një humbje turpëruese në Lezhë. Të kuqtë kanë një detyrë të vështirë sot, teksa duhet të rikuperojnë disavantazhin e tre golave.
Adolfo Sormani kërkon me ngul që të shkojë më tej në Kupë, duke mos u privuar nga rezultati negativ i dy javëve më parë. Kështu, nga minuta e parë pritet ta nisë Dorian Kërçiku që mund të bëjë debutimin me ekipin e parë të Partizanit. "Demat" vijnë me formacion të plotë në këtë ndeshje, duke kërkuar të paktën tre gola në 90 minuta.
Formacioni i mundshëm anti-Besëlidhje:
Partizani: Hoxha, Kërçiku, Boldor, Belica, Trashi, Melo, Broja, Telushi, Çinari, Solomon, Brawn (Bardhi)