
Egnatia pret Erzenin në “Egnatia Arena” në një duel ku vihen përballë dy skuadra mjaft interesante. Rrogozhinasit do të synojnë fitoren e dytë rresht në kampionat dhe të parën në shtëpi. Në këtë përballje Egnatia do të jetë sërish pa Edlir Tetovë, ky i fundit vazhdon të jetë i pezulluar.
Ndërkohë nga krahu tjetër Erzeni nuk e ka provuar ende shijen e fitores në këtë sezon dhe Alfred Deliallisi do të bëjë maksimumin të mposht vendasit.
Balotazhin mes Xhemajlit dhe Memollës e ka fituar ky i fundit që do ta nisë nga minuta e parë ndaj Erzenit. Ndërsa shijakasit do të mbështeten te forma e mirë e Redn Mihanas, ky i fundit është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Deliallisit.
Formacionet zyrtare:
Egnatia:Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleski, Zejnullai, Spahiu, Isgandarli, Fernando, Dëamena. Trajner: Julian Brahja
Erzeni: Hasanbelli, Peposhi, Kacbufi, Sadiki, Mecja, Alba, Rodrigo, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanoviç, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi.