Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONET/ Vllaznia me mungesa për të "thyer tersin" në Laç, Brdaric dhe Vukicevic skicojnë titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Vllaznia me mungesa për të "thyer tersin"

Laçi dhe Vllaznia luajnë sot në 13:45 për javën e parë të Superligës. Sfida do jetë debutuese për trajnerin e vendasve, Dejan Vukicevic. Të dyja skuadrat kanë ndryshuar në merkato, ndërsa Vllaznia ka shtatë vite që nuk fiton në Laç.

Shkodranët kanë katër mungesa të sigurta, duke ndryshuar edhe vendosjen në mbrojtje. Bulatovic, Fangaj, Djurdjevic dhe Hoxhaj janë jashtë për shkak të dëmtimit. Ndeshja zhvillohet nën mbikqyrjen e VAR, ndërsa në stadium do jenë tifozët, edhe pse në numër të reduktuar prej pandemisë.

Formacioni i mundshëm:

Laçi: Sherri, Velija, Malota, Ignatovic, Roganovic, Deliu, Shehu, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj (Ademi), Guindo

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Heric, Da Silva, Aralica

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga