Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONET E MUNDSHME/ SHEHI pa kapitenin, BELLAI ka përgatitur “kurthin” për bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET E MUNDSHME/ SHEHI pa kapitenin, BELLAI ka përgatitur

Tirana do të presë në “Air Albania” Bylisin për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 17-të të “Abissnet Superiore”, me takimin që nis në orën 16:00.

Bardheblutë kërkojnë fitoren ndaj ballshiotëve për të shpresuar më pas te hapat fals të Partizanit për të marrë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Shehi në këtë takim do t’i duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin Ismajlgeci, i cili ëhstë i dëmtuar. Për të njëjtën arsye nuk do të ketë gati as Qefalinë, teksa pjesa tjetër është në dispozicion të teknikut të kampionëve.

Nga krahu tjetër Arian Bellai nuk dëshiron të largohet nga kryeqyteti pa pikë, ndërsa ka përgattur edhe “kurthin” për kampionët në duelin e sotëm. Për këtë duel teknikun i ballshiotëve do të vuajë mungesën e dy titullarëve. Aldo Qoshku mungon pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kukësit, ndërsa Beji Anthoni ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Por në fakt bellai i gëzohet rikthimit të Kaçorrit në reaprtin e sulmit.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Hila, Aleksi, Deliu, Hasani, Xhixha, Patrick. Trajner: Orges Shehi.

Bylisi: Teqja, Trumçi, Janku, Damçevski, Loran, Ruçi, Maçolli, Qardaku, Kote, Eskuerdinja, Kaçorri. Trajner: Arian Bellai

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga