
Shqipëria U-21 do të luajë ditën e sotme një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikuese ndaj Austrisë në "Niko Dovana". Pas humbje në miqësore ndaj Francës, skuadra e Alban Bushit kërkon 3 pikët për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Sfida do të luhet në orën 16:00 në Durrës dhe trajneri Alban Bushi ka zgjedhur 11-shen titullare që do të hedh në fushën e lojës.
Shqipëria U-21: Selmani, Ndrecka, Maloku, Bajrami, Shehu, Mersinaj, Mucolli, Mala, Kolaj, Broja, Ademi. Trajner: Alban Bushi.
Austria U-21: Ehman, Friedl, Danso, Maliçsek, Vober, Lovriç, Demaku, Arase, Baumgartner, Meister, Raguz.
Poll