[caption id="attachment_17918" align="alignleft" width="300"] Alfred Zefi, mesfushori i Laçit[/caption]
Alfred Zefi është një ndër lojtarët më të kërkuar të merkatos së verës, pasi klubet kanë shfrytëzuar edhe situatën e tij. Mesfushori i Laçit është lojtar pa kontratë dhe nuk ka firmosur ende dokumentacionin e ri me bardhezinjtë.
Por, ai ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Flamurtarin, ku mësohet se ka qenë edhe në tavolinë me drejtuesit e klubit kuqezi. Por, mësohet se presidenti Pashk Laska nuk ka lejuar që ai të firmosë atje. Më pas u përfol se do të jepej dhe në formë huazimi, por as kjo mënyrë nuk ka funksionuar. Kështu, mesfushori bardhezi do të mbetet edhe sezonin e ardhshëm në Laç.
Poll