Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flet për ecurinë e Kombëtares dhe vendimin e Sylvinhos për Brojën, Orges Shehi: Emri i Etrit Berishës duhet të shkruhet me gërma të arta

Shkruar nga NEWSPORT
Flet për ecurinë e Kombëtares dhe vendimin e Sylvinhos për

Kombëtarja shqiptare e futbollit po kalon një nga momentet më të mira në histori. Kuqezinjtë janë një hap larg kualifikimit në Euro 2024, teksa 1 pikë e marrë përballë Moldavisë, i dërgon të besuarit e Sylvinhos menjëherë në Gjermani. Ndërsa ndeshja përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”, pritet që të jetë një festë për gjithë shqiptarët.

Në prag të sfidave që Kombëtarja jonë do të luajë më 17 nëntor dhe 20 nëntor, ka folur në një intervistë për “SportNews” në “News24”, ish-portieri i kuqezinjve, Orges Shehi. Ish-trajneri i Tiranës vlerëson maksimalisht Etrit Berishën, teksa flet dhe për vendimin e Sylvinhos për të mos grumbulluar Armando Brojën për këto dy sfida.

-Po i shijon pushimet sepse po paguhesh për të qenë pushim?

“Këto kohë jam munduar që ta shfrytëzoj për punët e mia personale dhe familjare. Pjesën e fundit të pyetjes nuk dua ta komentoj.”

-Është momenti i Kombëtares, si një ish-lojtar i ekipit përfaqësues, si një trajner me shumë emër, e sigurojmë zyrtarisht biletën për në Gjermani nga Moldavia?

“Është e vërtetë që para ndeshjes me Poloninë në një lidhje direkte kam thënë që të paktën do të dalë barazim. Kurse pas ndeshjes të gjithë ishin të kënaqur me atë performancë me pikët e plota, për arritjen e objektivit që është Europiani.”

-Njihni shumë mirë edhe Cikalleshin, një produkt i futbollit shqiptar, pse beson kaq shumë Sylvinho, pasi është i vetmi lojtar nga reparti ofensiv që nuk ka shënuar asnjë gol?

“Cikalleshi është një lojtar që sakrifikon shumë, e ndihmon jashtëzakonisht shumë skuadrën. Edhe pse nuk ka shënuar, ka hapur hapësira shumë për shokët e tij. Ka ndihmuar shumë ekipin duke bërë presion me shpejtësinë e tij. Ai është lojtar punëtor dhe shumë i domosdoshëm.  Kjo është zgjedhje rezultative e Sylvinho. Kur arrin objektivin, nuk ka përse ndryshon.”

-E prisje një shpërthim të Seferit ndaj Çekisë?

“Ka kualitet shumë. Në fillim ai kishte shumë vështirësi, jo për shkak të tij, por pozicionit ku ai luante. Tashmë ai po luan me Kombëtaren aty ku ai luan më mirë. Është lojtar që edhe kur nuk shënon jep shumë për skuadrën. Me performancën e tij ka arritur të shkojë në ekipe të huaja. Në ndeshjen përballë Bullgarisë, një miku im e donte me patjetër fanellën e Taulantit dhe e kontaktova.”

-Kaq shumë sulmues të mirë, por mungon Broja…a ishte i drejtë vendimi i Sylvinhos?

“Lojtarët luajnë në ekipe të mëdha, ku kemi arritur në një nivel të tillë. Luajnë në liga të forta dhe ekipe prestigjoze. Një nga këto është edhe Broja me të ardhme të gjatë përpara dhe mendoj se do të jetë pjesë e ekipit padiskutim. Besoj se është një zgjidhje afatshkurtër që ka të bëjë dhe me dëmtimin. Por prezenca e Brojës në skuadër në të ardhmen nuk është diçka që vihet në dyshim.

-Jemi sulmi dhe mbrojtja më e mirë e grupit…ju çfarë vlerësoni më shumë tek ky ekip që kemi aktualisht?

“Faza e grupeve është një maratonë e shkurtër, jo si europiani që është e gjatë. Këtu duhet ekuilibër. Ekuilibër ka kur je një skuadër që lufton në çdo moment. Këtë gjë Kombëtares ia jep mbrojtja. Nuk doja që të ndaja mbrojtjen nga sulmi. Gjithë skuadra mbron mirë. Kemi parë në grupin tonë që jemi shumë të fortë. Skuadër që vendoset mirë dhe kur rrëmben topin është agresive dhe me ritëm të lartë. Mendoj që kjo është një pjesë e rëndësishme e futbollit. Jemi skuadër që vendosemi mirë, por jemi dhe shumë agresivë në sulm. Lojtarët cilësorë si Asllani apo Asani kanë zgjidhur ndeshjen edhe në mënyrë individuale, me armën e tyre më të fortë goditjet standarde.”

-Reparti i portës? Berisha? Shkojmë të qetë në europian?

“Etriti është një portier i nivelit të lartë. Është një nga më të mirët dhe emri i tij duhet të shkruhet me gërma të arta në futbollin shqiptar. Ai është një person që nuk i pëlqen që të dalë në media e gjëra të tilla, por kërkon që ta tregojë veten nga ana sportive. Ai kaloi një moment të vështirë tek Torino, por përmirësimi i tij tregon që ka vullnet. Është një nga lojtarët apo shtyllat e ekipit tonë Kombëtar siç ka qenë edhe në 2016. Së bashku me Strakoshën dhe Kastratin jemi të qetë për në Europian.”

-Me sa pikë i mbyll Shqipëria këto eliminator?

“Unë mendoj me 19 pikë. Në ndeshjet përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Shqipëria merr pikët e plota.”

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga