Vlonjatët duket se pas merkatos pa bujë tashmë do të fillojnë blerjet e rënda. Plot tre titullarë të Kukësit janë futur në bisedime Flamurtarin për t'u bërë pjesë e skuadrën në sezonin e ardhshëm.
Renato Malota, Edon Hasani dhe Jean Carioca janë futbollistët që Flamurtari kërkon t'i marrë Kukësit.
Njoftimin e ka dhënë vetë faqja zyrtare e klubit në Facebook, që njofton gjithashtu se trajneri Magani ka kryer një analizë me tone të ashpra për miqësoren e humbur ndaj Kerkyras ditën e djeshme. Në bisedime për të firmosur është edhe mbrojtësi serb Ignjatoviç që është bashkuar me skuadrën në stërvitje.
[caption id="attachment_20210" align="aligncenter" width="2048"] Çast nga stërvitja e sotme[/caption]
[caption id="attachment_20211" align="aligncenter" width="508"] Njoftimi i Flamurtarit në Facebook[/caption]