
Të hënën në Vlorë do të luhet takimi i javës së 28-të i Superligës mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.
Duket ditur rivalitetin mes tifozëve vlonjatë dhe atyre korçarë, policia e shtetit pritet të ndërmarrë një sërë masash të forta për sigurinë në stadium.
Rreth 300 policë do të angazhohen për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në stadiumin "Flamurtari".
Nuk do të jenë vetëm uniformat blu të qytetit të Vlorës, por edhe forcat e policisë që do të mbërrijnë nga Tirana dhe Fieri.
Gjithashtu, oficerë civilë të policisë do të jenë mes tifozëve për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu.
Poll