Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FLAMURTARI mes katër rrugëve, FSHF-ja vendos për vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT
FLAMURTARI mes katër rrugëve, FSHF-ja vendos për vlonjatët

Situata te skuadra e Flamurtarit nuk është aspak pozitive. Borxhe, lojtarë të larguar dhe mungesë e stafit teknik, kjo është tabloja që përshkruan ekipin vlonjat në këtë moment kur të gjithë skuadrat e Superiores kanë nisur përgatitjet. Asnjë lëvizje nga ana e presidentit Sinan Idrizi që me sa duket nuk premton më siguri dhe kësisoj të gjithë ata që ishin kontaktuar kanë ndryshuar mendje. Rreth 2 miliard lekë borxhe të pashlyera e kanë futur Flamurtarin në një rrugë që me sa duket nuk ka krye.

Julian Ahmataj ishte trajneri i përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve, madje thuhej se ka një akord mes palëve, por edhe tekniku i njohur së fundmi është tërhequr. Si të mos mjaftonin gjithë këto probleme, me ankth po pritet edhe fundi i muajit, teksa me 31 korrik Federata Shqiptare e Futbollit do të vendosë për klubet që do të licencojë për sezonin e ri. Prej kohësh është trumbetuar fakti se asnjë skuadër s'do të mund të luajë në elitë nëse nuk ka shlyer të gjitha borxhet. Kësisoj Flamurtari mbetet mes katër rrugëve duke pritur me ankth se çdo të vendosë institucioni i futbollit shqiptar në vend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga