Flamurtari dje ka zyrtarizuar afrimin e parë dhe bëhet fjalë për sulmuesin serb, Igor Nedeljkoviç, por nuk mjafton me kaq, pasi po dje, mes drejtuesve të klubit vlonjat dhe ish-lojtarit të Kukësit dhe Partizanit, Rigers Dushku është zhvilluar një takim kokë më kokë. Administratori Sinan Idrizi ka pritur në zyrë sulmuesin.
Dushku ka qenë dhe pjesë e Flamurarit sezonin e shkuar dhe takimi i djeshëm hedh dyshime se ai mund të rikthet sërish në Vlorë, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare dhe gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.
Kur do dhe pak javë të hapet merkatoja e janarit, vlonjatët kanë nisur me zyrtarizimet duke përforcuar repatet që kanë shfaqur probleme deri tani në kampionat.
[gallery columns="1" size="full" ids="178877"]